Loading...

Shpesh është folur për ‘gjumin e bukurisë’, e thënë ndryshe, nëse fle 8 orë gjumë do zgjohesh e freskët dhe do ndalosh plakjen në moshë të hershme. Po nëse ju themi se ndodh e kundërta? Pozicioni si flemë është shumë i rëndësishëm në problemet me lëkurën, aknet dhe rrudhat. Pra nuk ka rëndësi sa orë flini, por si flini.

VIDEO

Sipas ‘Times Of India’, ka disa shpjegime për secilin pozicion në të cilin shtriheni dhe është vërtetuar shkencërisht lidhja e ngushtë që kanë me lëkurën dhe plakjen e saj.

Sipas specialistëve mënyra më e mirë për të fjetur është që të mbështeteni në kurriz. Sipas tyre, nëse flini në njërin krah do të keni shumë probleme me jastikun, pasi ai përmban bakterie dhe është e lehtë që të depërtojnë në lëkurë, prandaj këshillohet t’i ndërroni shpesh kllëfet e jastëkut.

Nëse flini barkas nuk do e lejoni fytyrën të marrë ajër dhe do shkaktoni akne ose probleme me poret.

Këshilla kryesore që japin specialistët është që të mos i ushtroni presion lëkurës me mënyrën si flini.  Vetëm kështu do shmangni plakjen dhe probleme të ngjashme.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.