action bronson publikon kenge ne prapavije me tingujt e ciftelise 560x416 - Action Bronson publikon këngë në prapavijë me tingujt e çiftelisë

Reperi i njohur shqiptar, i cili jeton dhe vepron New York, Action Bronson, ka publikuar së fundmi albumin e tij më të ri.

“White Bronco”, titullohet ky album i cili përmban gjithsej nëntë këngë.

Një nga këngët e albumit, e titulluar “Brutal”, e cila vjen në bashkëpunim me Meyhem Lauren, është këngë në sfondin e së cilës dëgjohen tinguj të një kënge të kënduar me çifteli dhe të shtëna armësh.

[embedded content]

Ai e nisi karrierën si kuzhinier me emisionin e tij të famshëm “Action in the Kitchen”, i cili transmetohej online.

Më pas, ai vazhdoi rrugëtimin e tij si reper, teksa një vit më parë nënshkroi kontratë me kompaninë e njohur “Goliath Artists”.

action bronson publikon kenge ne prapavije me tingujt e ciftelise - Action Bronson publikon këngë në prapavijë me tingujt e çiftelisë

Action Bronson (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Action Bronson këtë vit vizitoi për herë të parë Kosovën, në javën kur u organizua festivali “Sunny Hill”.

I njëjti ka treguar se është krenar për prejardhjen e tij, dhe këtë e ka vërtetuar edhe me këngët dhe emisionet e tij, ku shpesh ka promovuar gatimet tradicionale. /Telegrafi/

action bronson publikon kenge ne prapavije me tingujt e ciftelise 1 - Action Bronson publikon këngë në prapavijë me tingujt e çiftelisë


www.foxshop-ks.com