aferdita dreshaj publikon fotografi nga palestra tregon linjat ndersa ushtron boks - Afërdita Dreshaj publikon fotografi nga palestra, tregon linjat ndërsa ushtron boks

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj, është njëra ndër femrat më atraktive të shoubizit shqiptar.

Ajo është gjithmonë aktive në rrjetet sociale, në të cilat ndiqet nga një numër i madh fansash.

Shpesh, Afërdita ndan me ndjekësit fotografi apo video të ndryshme nga jeta e saj, ku ndër të tjerash nuk mungojnë edhe fotografitë me bashkëshortin e saj.

Së fundmi, Dreshaj ka publikuar një fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në palestër.

Lexo po ashtu:

Ajo ka vënë në pah linjat e saj trupore, ndërsa ka treguar se po ushtronte boks.

“Gjeta stërvitjen time të preferuar”, ka shkruar modelja në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për fizikun e saj. /Telegrafi/

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.