Një aksident i rëndë ka ndodhur në një autostradë në Cyrih.

Autobusi i mbushur plot me pasagjerë është përplasur rreth orës 04:15 minuta sapo kishte kaluar qytetin e Cyrihut.

Autobusi i agjencisë ‘Flixbus’, ishte nisur nga Genova dhe kishte si destinacion përfundimtar Duseldorfin. Në këtë mjet udhëtonin edhe dy shqiptarë, që mësohet se kanë mbetur të plagosur.

Autobusi është përplasur me një mur. Për pasojë ka mbetur i vdekur një person, 44 të tjerë janë plagosur.

Të gjithë janë dërguar në spitalin e Zyrihut, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, mes të cilëve janë dy shoferët e autobusit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, në autobus ishin duke udhëtuar 49 pasagjerë dhe dy shoferët.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.