Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një person i gjinisë mashkullore ka ndërruar jetë pasi i është rrokullisur vetura.
“Ferizaj 24.12.2016-03:00. Raportohet se një mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën me targa vendore, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.