Për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, shoferi ka humbur kontrollin mbi veturën, e cila ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Katër persona kanë pësuar lëndime dhe njëri prej tyre ka vdekur në QKUK.
Një aksident komunikacioni me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Varosh të Ferizajt.Sipas Policisë, një qytetar duke lëvizur me veturën me targa lokale nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe si rezultat ka humbur kontrollin mbi veturën, e cila ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur.Si pasojë e aksidentit, ngasësi dhe tre pasagjerë (dy meshkuj dhe një femër) kanë pësuar lëndime trupore dhe te njëjtit janë dërguar në Emergjencën e Ferizajt, e me pas njëri nga pasagjerët për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK, në Prishtinë, ku dhe ka ndërruar jetë.Sipas Policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori.Për shkak të përkeqësimit të motit, më 13 nëntor Policia kishte bërë apel për kujdes të shtuar të pjesëmarrësve në trafik.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.