Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Ferizajt, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Policia ka thënë se njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK pasi që ka lëndime trupore më të rënda.
“Ka ndodhur një aksident trafiku midis dy automjeteve me targa vendi me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjere, të cilat janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj prej ku njëra është liruar, ndërsa tjetra është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.
Burimi: IndeksOnline
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.