Foto 3 780x4391 1 560x416 - Aksioni i policisë rreth shkollave në Ferizaj, gjendet armë zjarri, narkotikë e boks hekuri

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë  nëpër shkolla të premten pas disa kontrollove të zhvilluara nga policë me rroba civile, në oborrin e një shkolle të mesme të lartë në  Ferizaj, kanë ndaluar një person të dyshuar me inicialet L.S, 20 vjeçar, ku gjatë kontrollimit të tij janë gjetur qese me substancë të dyshuar të narkotikëve dhe ndaj tij është iniciuar një rast penal për procedura të mëtejme hetimore.

Ndërkaq, në oborrin e një shkolle tjetër të mesme të lartë në Ferizaj është ndaluar një tjetër person nxënës, ku gjatë kontrollit në çantën e tij është gjetur një boks hekuri, ndërsa pas bisedës me të ai ka pranuar se kishte edhe një armë zjarri të fshehur në një shtëpi të pa banuar në një fshat të Ferizajt.

Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka gjetur dhe konfiskuar armën e zjarrit pa fishek.

Në lidhje me këtë personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe me vendim të  Prokurorit për të mitur nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, është iniciuar rast penal “Mbajtje në  pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” për procedura të më tejme hetimore.

Aksioni i policisë do të vazhdojë edhe në  ditët në vijim në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla.

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim që nëse kanë  informacione rreth dukurive negative nëpër shkolla të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.