aktori kosovar kastriot hetemi synon kinematografine turke 560x416 - Aktori kosovar Kastriot Hetemi, synon kinematografinë turke
aktori kosovar kastriot hetemi synon kinematografine turke - Aktori kosovar Kastriot Hetemi, synon kinematografinë turke

Aktori kosovar, Kastriot Hetemi, është një tjetër emër i orientuar nga kinematografia turke.

Pas sukseseve në disa festivale ndërkombëtare, aktori nga Mitrovica, synon që të bëhet pjesë e projekteve kinematografike në Turqi.

Shumë shpejt, ai do të udhëtojë në shtetin turk, ku edhe do të fillojë përgatitjet për marrjen e leksioneve në Akademinë e aktrimit “35 Buçuku” në Stamboll.

I njëjti, muaj më parë ka nënshkruar një para-kontratë me një prej agjencioneve më me nam në Turqi, e cila merret me menaxhimin e disa prej aktorëve më të njohur turk.

Pritet që shumë shpejt edhe Kastrioti të jetë pjesë e këtij agjencioni të njohur.

Përndryshe, herën e fundit ku publiku shqiptar pati mundësinë ta shohë aktorin në fjalë, ishte seriali “Pleqtë”.

Ndërkohë, një nga paraqitjet e tij më të suksesshme mbetet ajo në shfaqjen “Pendimi”, shfaqje e cila ka përfaqësuar Kosovën në Festivalet ndërkombëtare të Teatrove si në “Yonna Festival – Youth on Stage”” – Belgjikë, “International Youth Theater Festival” – Bullgari, etj. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.