Loading...

Aliu ka vizituar Kishën Katolike “Engjëlli i Rojës”
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica vizituan sot Kishën Katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj, për të uruar klerin fetar katolik dhe besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.

VIDEO

Një pritje të ngrohtë, kreut institucional lokal dhe qendror, i rezervoi famullitari i Kishës Katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj, Dom Viktor Sopi i cili i uroi mirëseardhjen në shtëpinë e Zotit dhe falënderoi për urimet me rastin e Krishtlindjes.

Në anën tjetër, i pari i Ferizajt, Agim Aliu duke vlerësuar këtë ditë si një bashkim e dashuri mes njëri-tjetrit, tha se Ferizaj ka qenë dhe mbetet shembull i tolerancës ndërfetare.

“Kombi ynë e në mënyrë të veçantë Ferizaj, ka qenë dhe mbetet shembull i tolerancës, shembull i respektimit të këtyre vlerave dhe pikërisht në këtë kuadër erdhëm që të dëshmojmë edhe njëherë, se jemi po të njëjtin dhe çdoherë do të jemi po të njëjtit, dhe çdoherë kombi ynë do të jetë i bashkuar”, tha Aliu.

Nikoqiri kishte rezervuar një moment kremte e mesazhi fuqiplotë për solidaritetin dhe vëllazërinë me njëri-tjetrin duke përgatitur tortën e Krishtlindjes, me ç’rast pritën kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu që bashkë me deputetin Reçica dhe kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, Bujar Hasani ta presin këtë tortë që t’i shpërndahet mysafirëve që do ta vizitojnë Kishën Katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj.

Kreu i Komunës së Ferizajt siguroi klerin fetar se Komuna e Ferizajt do të intensifikojë bashkëpunimin dhe nismat në ndihmë nevojtarëve duke investuar në programe shërbimesh sociale që sadopak do të ulin numrin e rasteve më në nevojë dhe përmirësimit të përgjithshëm të mirëqenies sociale në nivelin lokal.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.