Agim Ali me femijet ferizajas 852x4601 1 560x416 - Aliu: Mes brohorimash që vetëm sporti jep, shkollarët ferizajas shënuan Ditën Olimpike

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se të rinjtë ferizajas mes brohorimash sportëdashëse e vrapit tradicional e kanë shënuar Ditën Olimpike.

I pari i Ferizajt po ashtu ka shfaqur lumturinë e tij që ka shpenzuar kohën tij mes të rinjve e të vegjëlve, duke pohuar se ata janë e ardhmja e qytetit që ai udhëheqë.

Postimi i plotë i Aliut:

“Shkollarët ferizajas ishin ata që mes brohorimave e entuziazmit që vetëm sporti jep, shënuan Ditën Olimpike në Ferizaj, me vrapin e tyre tashmë tradicional për këtë ditë.
I lumtur që koha ime të shpenzohet mes të rinjve, të vegjëlve që janë sytë tonë kah e ardhmja e Ferizajt”, ka shkruar kryetari i Ferizajt Agim Aliu.


www.foxshop-ks.com