apple sjell videot promovuese te macbook air ipad pro dhe mac mini pas lansimit 560x416 - Apple sjell videot promovuese të Macbook Air, iPad Pro dhe Mac mini, pas lansimit
apple sjell videot promovuese te macbook air ipad pro dhe mac mini pas lansimit - Apple sjell videot promovuese të Macbook Air, iPad Pro dhe Mac mini, pas lansimit

Dje, Apple zhvilloi ngjarjen e tyre të lansimit në Nju Jork, duke debutuar një MacBook Air të ri, iPad Pro dhe Mac mini. Së bashku me prezantimin, kompania gjithashtu shpërndau videot e reja promocionale për secilën prej produkteve të saj, të cilat tani mund të gjenden në faqen e YouTube të kompanisë.

[embedded content]

Për shumicën e produkteve të tyre të reja, Apple ka dy video, njëra duke qenë një video promovuese, ndërsa tjetra një hyrje në produkt, duke dhënë detaje mbi projektimin, ndërtimin dhe specifikat. MacBook Air i fundit merr një ekran të përditësuar Retina dhe procesorin Intel të gjeneratës 8.

[embedded content]

Mac mini bën debutimin duke ofruar një dizajn të ngjashëm me modelet e mëparshme, por përditëson brendësinë me procesorët e Intel të gjeneratës së 8-të , më shumë RAM dhe hapësirë SSD. Meqë ka më shumë fuqi, Apple ka përdorur një sistem të ri ventilimi që do t’i ruajë gjërat të freskëta.

Ata që kanë nevojë për portet do të kenë shumë prej tyre, me PC që ofron katër USB-C Thunderbolt 3 porte dhe dy USB 3.

[embedded content]

E fundit por jo më pak e rëndësishme, iPad Pro i Apple vjen me një dizajn të ri që heq pullën fizike home dhe u jep përdoruesve më shumë pasuri të ekranit.

Tableti është mundësuar nga procesori A12X Bionic i kompanisë dhe vjen me variante ekranesh prej 11inç dhe 12.9 inç Liquid Retina, që ofrojnë teknologjinë ProMotion dhe True Tone të Apple. Pasi që butoni home është hequr, tani është zëvendësuar me Face ID. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.