ariana grande e pranon se ka probleme me shendetin mental 560x416 - Ariana Grande e pranon se ka probleme me shëndetin mental

Këngëtarja e njohur, Ariana Grande, është vlerësuar lart për sinqeritetin e treguar në intervistën e dhënë së fundmi në BBC.

Ajo foli hapur duke treguar se shëndeti i saj mental, nuk është edhe aq i mirë, kjo për faktin se shumë ngjarje të këqija kanë prekur jetën e saj.

Një nga momentet më të tmerrshme që ajo përshkruan se i ka ndodhur në jetë, është sulmi terrorist që ndodhi në koncertin e saj në Mançester vitin e kaluar.

ariana grande e pranon se ka probleme me shendetin mental - Ariana Grande e pranon se ka probleme me shëndetin mental

Ariana Grande (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

Si rrjedhojë, ajo kishte pauzuar përreth një vit në karrierën e saj, kjo ngase kishte ngelur tejet e lënduar nga kjo ngjarje.

Ndërkohë, javë më parë, ish-i dashuri i saj, Mac Miller, ndërroi jetë pasi bëri vetëvrasje.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Ariana i dha fund edhe fejesës disa vjeçare me Pete Davidson.

ariana grande e pranon se ka probleme me shendetin mental 1 - Ariana Grande e pranon se ka probleme me shëndetin mental

Ariana Grande (Foto: Scott Olson/Getty Images/Guliver)

Të gjitha këto ngjarje duket se i kanë shkaktuar trazira, dhe kanë ndikuar që ajo të mos jetë edhe aq e lumtur.

Por, gjatë intervistës, ajo vazhdimisht i ka inkurajuar fansat e saj, duke thënë se pavarësisht sfidave të jetës, ata nuk duhet të heqin dorë, por të luftojnë, ashtu siç po bën ajo.

“Ju keni ngritje dhe zbritje në jetën tuaj, por gjëja më e rëndësishme është të mbani mend se nuk jeni i vetmi, të gjithëve u ndodh kjo, bisedoni në të dashurit tuaj, drejtojuni njerëzve, sidomos miqve tuaj në internet”, ka thënë ndër të tjerash ajo. /Telegrafi/

ariana grande e pranon se ka probleme me shendetin mental 2 - Ariana Grande e pranon se ka probleme me shëndetin mental

Ariana Grande (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.