w 25 - Arrestohen dy burra në Ferizaj, policia u gjen marihuanë, kokainë, LSD, Ekstazi e armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit posedonin disa lloje të drogës, shkruan Gazeta inFokus.

Ata në momentin kur u zinë nga Policia kishin me vete kishin marihuanë, koakinë, LSD e ekstazi.

E përveç substancave narkotike ferizajasit me vete patën edhe armë sprej, telefona mobil, shufër e thika.

“POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Fsh. Babush, Ferizaj 29.11.2020 – 02:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tyre i janë gjetur dhe konfiskuar 42.72 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë, 4.42 gram substancë narkotike e llojit Kokainë, 2.41 gram substancë narkotike e llojit LSD, 11.89 gram substancë narkotike e llojit Ekstazi, një pistoletë, dy thika, një sprej, një shufër, katër telefona mobil, dhe 100 euro para të gatshme. Vetura është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.