Një person është arrestuar në Ferizaj pasi që mashtroi një grua për shërimin e saj. Për këtë ai ia kishte marrë 9 mijë euro.
Një person është arrestuar në Ferizaj pasi që mashtroi një grua për shërimin e saj. Për këtë ai ia kishte marrë 9 mijë euro.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuar i kishte premtuar 40-vjeçares se do të përkujdesej për shërimin e saj në spital
“Pas një pune hetimore, hetuesit e stacionit policor të Ferizajt kanë arrestuar personin e dyshuar, A.M (m/k) i moshës 40 vjeçare, i cili kishte mashtruar në vazhdimësi viktimën femër kosovare, duke i marrë para në vlerë rreth 9000 (nëntëmijë) euro, se i njëjti do të përkujdesej për shërimin e saj në një spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari pas intervistimit, në prezencë edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 Orë.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.