auto 850x636 arm euml e flamuri i isis it u gjet te t euml arrestuarit n euml de ccedil an hd148768153715788285311 560x416 - Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Babush të Ferizajt

Lidhur me rastin e ndodhur me datë 17 Janar 2020, hetuesit policorë dje kanë arrestuar personin e dyshuar lidhur me këtë vepër penale.

Rasti ka ndodhur në një restorant në fshatin Babush, KK Ferizaj , ku pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike, i dyshuari S.A. (m/sh/K) 40 vjeçar, ka qëlluar me armë zjarri në këmbën e djathtë viktimën K.I.(m/sh/k) 37 vjeçar dhe pastaj i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe deri sot ka qenë në arrati.

Gjatë arrestimit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale në fjalë.

Gjatë intervistimit në prezencë të avokatit,i dyshuari ka pranuar në tërësi veprën për të cilën ai ngarkohet.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit,i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.