vjedhje 1466243101 56168041 560x347 - Hajnat vjedhin veturën në Ferizaj, e lënë në autostradë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Ferizaj.

Viktimës hajnat ia vodhën veturën, brenda së cilës kishte të ngarkuar pako me cigare, para e dokumente personale si dhe të veturës, shkruan lajmi.net.

Vetura e viktimës është gjetur e braktisur në autostradë, teksa mallrat dhe paratë  nuk janë gjetur.

Lidhur me rastin nuk është raportuar për asnjë të arrestuar.