arrestimi3 560x416 - Arrestohet një inspektor i ATK-së në Ferizaj

Policia ka arrestuar një inspektor të ATK-së, i cili dyshohet se ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar.

“Hetuesit policorë kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit përmes masave të fshehta të vëzhgimit pas një pune të gjatë hetimore dhe profesionale me datë 23.10.2018 kanë arrestuar një person të dyshuar (inspektor në ATK-së) nga rajoni i Ferizajt, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, thuhet në kumtesën e policisë, përcjell Klan Kosova.

Vepra penale për të cilën akuzohet i dyshuari është ushtrimi i ndikimit në biznese në rajonin e Ferizajt në periudhën kohore 2016-2018.

Pas arrestimit të dyshuarit fillimisht i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.