auto bylbyl sokoli shqip euml ria do ta mposht serbin euml dhe shkon n euml euro 2016 hd 780x43915575802731 560x416 - Askush nuk besonte se do të mbijetonte, Bylbyl Sokoli e ringjalli...
Loading...

Kur u rikthye në klubin e futbollit Ferizaj, shumëkush ia zuri për të madhe, madje disa thoshin se ka shkuar për kapuç të madh! Prof. Bylbyl Sokoli në asnjë formë nuk u tremb, e mori timonin e kryetrajnerit të Ferizajt, kur ishin të renditur në pozitën e parafundit (me 15 pikë) pas pjesës vjeshtore dhe qëndronin katër pikë larg Lirisë që renditej në pozitën e dhjetë.

VIDEO

Ferizaj ishte i zhytur në krizë ekstreme, saqë edhe budallai më i madh nuk besonte se do të mbijetonin në elitë, se lere ekspertët e kësaj loje, sepse klubi kishte humbur rrugën, filluan me shumë vonesë përgatitjet dhe mezi ia nisën stërvitjeve sepse ishin në krizë të rëndë.

Sokoli e mori ekipin dhe me pak ditë përgatitje i futet stinorit pranveror, duke arritur javë pas jave të fiton pikë dhe tani e pesë javë rresht ka po aq fitore, duke i lënë të shastisur të gjithë nga suksesi, që besa ka arritur në pozitën e pestë me 40 pikë dhe me trepikëshin nëse e fitojnë në duel me KEK-un edhe e sigurojnë mbetjen në elitë! e pabesueshme për shumëkënd, por Sokoli me qetësi, me fjalë të matura dhe gjithmonë pesimistë ka arritur më shumë se të mesi i tabelës.

Nëse ia ke inati të paktën jepja hakun dhe meritën, sepse ta ringjallsh një ekip që pothuajse kishte vdekur në mënyrë sportive nuk është punë e lehtë. E din shpirti i profës se si i ringjalli.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.