Një punëtori veturash (vullkanizer) është përfshirë nga zjarri të shtunën në fshatin Dardani të Komunës së Ferizajt.
Rastin e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë, Agim Gashi, derisa ka njoftuar se nuk është raportuar për të lënduar.
Sipas Gashit ende nuk dihen shkaqet nga të cilat është shkaktuar zjarri derisa ka thënë se policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Sipas informatave të para, është djegur një punëtori veturash, vullkanizer. Ende nuk dihen shkaqet dhe nuk është raportuar për ndonjë të lënduar. Policia edhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.