Të shtunën në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë ka goditur një këmbësore Rasti ka ndodhur në rrugën e Drenicës në Ferizaj, pasditen e së shtunës, ku një automjet i panjohur ka goditur një këmbësore shtetase të Shqipërisë, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar në emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor.
Policia bën të ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq rasti është duke u hetuar.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.