Shkencëtarët në Harvard Smithsonian Center për astrofizikë, besojnë se ‘Oumuamua’ – objekti i parë ndëryjor që është parë në sistemin tonë diellor – mund të jetë një fluturake gjigante.
Sipas astronomëve, atë e ka dërguar ndonjë inteligjencë me bazë në largësi, që hulumton për jetë në planet të huaj, transmeton Telegrafi.
Ky gur – i pari është i pari që u observua në sistemin tonë, që ka hyrë prej ndonjë tjetri – ka pasur një lëvizje të shpejtë dhe të përnjëhershme, prej se është parë të hynte gjatë vitit të kaluar.
![Asteroidi misterioz ndëryjor ‘mund të jetë fluturake hulumtuese e dërguar prej jashtëtokësorëve‘ (Foto) asteroidi misterioz nderyjor mund te jete fluturake hulumtuese e derguar prej jashtetokesoreve foto - Asteroidi misterioz ndëryjor ‘mund të jetë fluturake hulumtuese e dërguar prej jashtëtokësorëve‘ (Foto)](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/asteroidi-misterioz-nderyjor-mund-te-jete-fluturake-hulumtuese-e-derguar-prej-jashtetokesoreve-foto.jpg)
Lëvizja e Oumuamua në hapësirë
Meqenëse objekti ka strukturë të ngjashme me atë të asteroideve dhe kometave, astronomët besojnë se përshpejtimi i mundshëm, mund të jetë rezultat i ‘energjisë së fluturakes nga inteligjenca artificiale’ e shtyrë prej radiacionit diellor.
“Bazuar në origjinën artificiale, ka mundësi që Oumuamua të jetë pjesë e ndonjë pajisje kompakte, që ka hyrë në yjësinë tonë për hulumtim”, thuhet më tutje në raport.
Objekti misterioz në formë të cigares, që ka lëvizje të çuditshme, i ka bërë shumë hulumtues të besojnë se është diçka e dirigjuar prej ndonjë planeti tjetër. /Telegrafi/