![Autobusi u bllokua para kodrës ku rrëshqiste dheu dhe gurët gjigantë (Video) autobusi u bllokua para kodres ku rreshqiste dheu dhe guret gjigante video - Autobusi u bllokua para kodrës ku rrëshqiste dheu dhe gurët gjigantë (Video)](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/autobusi-u-bllokua-para-kodres-ku-rreshqiste-dheu-dhe-guret-gjigante-video.jpg)
Gjatë udhëtimit nëpër Bengeut të Filipineve, një autobus u bllokua në një rrugë të ngushtë, ku prej një kodre nisi të kishte rrëshqitje dheu dhe gurësh gjigantë.
Shoferi ndjeu se hapësira nuk është e sigurt dhe nuk bëri përpara, teksa mbeti në mes të rrugës dhe u detyrua të kthehej së prapthi, transmeton Telegrafi.
Para kësaj, udhëtarët nisën të bërtisnin nga paniku, të frikësuar se autobusi i tyre mund të rrotullohej si pasojë e këtij fenomeni. Raportohet se nuk ka të lënduar, ndërsa rrëshqitja e ka bllokuar qarkullimin e lirë.
Kjo fatkeqësi, është shkaktuar në një zonë me dhe të butë, ndërsa është ndihmuar prej stuhisë që e ka përfshirë së fundmi atë regjion. /Telegrafi/
[embedded content]