marko caka voton per here te pare ne shba - Marko Caka voton për herë të parë në SHBA

Ai është një ndër aktorët më të famshëm shqiptar që jeton dhe vepron në SHBA.

Bëhet fjalë për Marko Cakën, i cili ka vite që po bën karrierë të suksesshme në botën e industrisë së filmave amerikan.

E sot ai ka kryer një detyrë si qytetar amerikan, ku ka shkuar të votoj në një prej qendrave të vendvotimit në Amerikë.

Në fakt, sot në këtë vend përtej oqeanit Atlantik po zhvillohen zgjedhje e mes mandatit presidencial për Kongres dhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Caka ka treguar përmes llogarisë personale në Instagram se ka shkuar të votoj, por nuk ka treguar se kë e ka votuar.

Lexo po ashtu:

“Duke shkuar për të votuar për herë të parë në SHBA dhe të dytën herë në jetë. Të vetmin rast kur kam votuar ka qenë për babanë tim në vitin 1996 sepse ende besoj se ai ka qenë politikani më i sinqertë dhe thjeshtë që e kam njohur në jetë”, ka shkruar me këtë rast Caka.

Ndryshe, Markon do ta shohim në ekranet e mëdha të kinemave në saje të projekteve të reja filmike gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.