w 2 560x416 - Banorët e disa fshatrave në Ferizaj po përballen me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike

Disa fshatrave të Ferizajt, përveç mungesës së energjisë, rrjeti i vjetruar po u sjell rreziqe edhe banorëve.

shpeshherë hasin në kabllo që digjen në shtylla elektrike, e pavarsisht inspektimeve, investimet nga KEDS-i kanë munguar. Hysen Ademi, banor nga fshati Dardani, thotë se që nga paslufta po përballen me telashe të tilla.

“Jemi detyruar me disa banor ta bëjmë këtë peticion në të cilën kanë nënshkruar 80 përfaqësues të familjeve për sigurimin e një trafoje elektrike të re e cila duht të vendoset mbi një kilometër larg kësaj”, ka thënë Hysen Ademi, banor nga fshati Dardani.

Telashe të ngjashme kanë edhe në fshatin Zllatar, por këtu mungesa e energjisë banorët në disa raste i lë edhe pa ujë të pijshëm.

“Kemi shtylla te viteve te 60-ta ne shekullit te kaluar, po sidomos në fshatrat Dardani, Mirosal, Dardani, Sojeve, kemi një rrjet shumë të dobët ku edhe ngarkesa në kohën e dimrit shihet se ka probleme të vazhdueshme”, ka thënë Xhevat Sallahu, përfaqësues i fshatit Zllatar.

KEDS-i gjatë të mërkurës nuk u është përgjigjur pyetjeve të KOHËS rreth kësaj çështjeje.

Nga Komuna e Ferizajt kanë thënë se kanë arritur një marrëveshje me KEDS-in për investime në vlerë prej 4 milionë eurosh, e gjithashtu paralajmëruan ndërtimin e një nënstacioni nga KOSTT-i, në vlerë prej 7 milionë eurosh, që pritet t’u japë fund problemeve me energji të kësaj komune.