![Bebe Rexha dhe Dua Lipa hedhin valle në hotel pas gala mbrëmjes në “MTV EMA” bebe rexha dhe dua lipa hedhin valle ne hotel pas gala mbremjes ne mtv ema - Bebe Rexha dhe Dua Lipa hedhin valle në hotel pas gala mbrëmjes në “MTV EMA”](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/bebe-rexha-dhe-dua-lipa-hedhin-valle-ne-hotel-pas-gala-mbremjes-ne-mtv-ema.png)
Mbrëmë ka qenë një mbrëmje fantastike për shqiptaret në gala ndejën e “MTV EMA”.
Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë qenë të pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore të kësaj ngjarje botërore, e cila u mbajt në qytetin spanjoll të Bilbaos.
Gjersa Dua ka fituar çmimin e parë në kategorinë e këngës më të mirë Pop, Rexha nuk ka arritur të fitojë pas nominimit për këngën më të mirë.
Por, kjo nuk i ka penguar dyshen që të festojnë gjer në orët e para të mëngjesit në shoqëri të njëri-tjetrit.
Ishte Bebe që publikoi një video në llogarinë personale në Instagram teksa dyshja shqiptare hedhin valle në ndejë private.
“Pjesa më e mirë e natës së kaluar ku po bëja miq të rinj dhe hedhja e valles në dhomën time të hotelit”, ka shkruar 27-vjeçarja.
Ndryshe, Bebe dhe Dua janë duke punuar ndaras në sjelljen e projekteve të reja muzikore. /Telegrafi/