Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, vazhdon të jetë në fokus të mediave.
Vëmendje të madhe marrin paraqitjet e saj në evente, klipe apo koncerte të ndryshme, në të cilat këngëtarja nuk heziton që të prezantohet mjaft e ekspozuar.
Së fundmi, Bebe Rexha vendosi të publikojë një fotografi mjaft atraktive për fansat e saj në Instagram, ku vinte në pah të pasmet e saj të mëdha.
![Bebe Rexha tregon madhësinë e të pasmëve të saj, kritikon dizajnerët që nuk po ia gjejnë masën e duhur të rrobave bebe rexha tregon madhesine e te pasmeve te saj kritikon dizajneret qe nuk po ia gjejne masen e duhur te rrobave - Bebe Rexha tregon madhësinë e të pasmëve të saj, kritikon dizajnerët që nuk po ia gjejnë masën e duhur të rrobave](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/bebe-rexha-tregon-madhesine-e-te-pasmeve-te-saj-kritikon-dizajneret-qe-nuk-po-ia-gjejne-masen-e-duhur-te-rrobave.jpg)
Bebe Rexha (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)
Këngëtarja shqiptare e ka bërë të ditur disa herë tashmë që ka paksa probleme me kilogramët në pjesën e poshtme, gjë për të cilën nuk është më komplekse, pasi në fakt ndjehet më seksi.
Në mbishkrimin e fotografisë, Rexha tregon se madhësia e veshjeve të saj ka arritur në tetë, gjë për të cilën është krenare, ndërsa kritikon stilistes, duke iu thënë të përzgjedhin veshjen e duhur për madhësinë e saj.
“Masa tetë dhe jam krenare. Gjithmonë kam dashur të jem një pop star më e dobët, por s’do të jem asnjëherë ajo. Kështu që për të gjithë dizajnerët, mos më dërgoni rroba të masave të zakonshme. Ato nuk më bëjnë dhe nuk do e ndryshoj veten për këtë gjë. Punoni me mua dhe të pasmet e mia të mëdha. Me dashuri Bebe”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në Instagram.
E njëjta gjatë vitit ka qenë mjaft e suksesshme, pasi ka arritur të publikojë albumin e ri “Expectations” në qershor, i cili u prit shumë mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/
![Bebe Rexha tregon madhësinë e të pasmëve të saj, kritikon dizajnerët që nuk po ia gjejnë masën e duhur të rrobave bebe rexha tregon madhesine e te pasmeve te saj kritikon dizajneret qe nuk po ia gjejne masen e duhur te rrobave 1 - Bebe Rexha tregon madhësinë e të pasmëve të saj, kritikon dizajnerët që nuk po ia gjejnë masën e duhur të rrobave](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/bebe-rexha-tregon-madhesine-e-te-pasmeve-te-saj-kritikon-dizajneret-qe-nuk-po-ia-gjejne-masen-e-duhur-te-rrobave-1.jpg)
Bebe Rexha (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)