Skip to content
Ferizaj24
Menu
  • Ferizaj
  • Lajme
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Teknologji & Auto
  • Tjera
    • Kronikë e zezë
    • Opinione
    • Kuzhina
    • Video
  • Qyteti
Menu
gfwegfwe 650x3581 - Beqaj viziton Ferizajn, ia konfirmon kryetarit Aliu fillimin e punimeve për hapjen e Qendrës së Inovacionit

Beqaj viziton Ferizajn, ia konfirmon kryetarit Aliu fillimin e punimeve për hapjen e Qendrës së Inovacionit

Posted on 20 July, 2018
Bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Komunës së Ferizajt po konkretizohen me themelimin dhe funksionalizimit të Qendrës së inovacionit në këtë qytet.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka qëndruar në Ferizaj ku ka takuar kryetarin  Agim Aliu si dhe ka vizituar edhe hapësirën e destinuar nga komuna për Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Në takimin e përzemërt me z Aliu dhe bashkëpunëtorët e tij, ministri Beqaj e ka falënderuar për përkushtimin e treguar nga Komuna e Ferizajt për realizimin e projektit të përbashkët për themelimin dhe funksionalizimin e Qendrës së Inovacionit në qytetin e Ferizajt.

Pas takimit ministri Beqaj dhe kryetari Aliu kanë vizituar hapësirën e destinuar për Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Në fund të kësaj vizite ministri Besim Beqaj ka deklaruar se bashkëpunimi me komunën e Ferizajt po rezulton me një projekt konkret dhe të rëndësishëm për qytetarët e Ferizajt.

“Qendra e Inovacionit në Ferizaj ka për synim që t’i trajtojë të gjitha idetë inovative, prej fazës së parainkubimit, deri në fazën e avancimit të tyre. Ministria e Inovacionit dhe  Ndërmarrësisë ka fonde të pamjaftueshme edhe për ta rinovuar edhe për ta paisura këtë qendër. Në bashkëpunim me komunën do të përkrahim edhe ide konkrete inovative”, tha ministri Besim Beqaj.

Ndërsa kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu u shpreh falënderues për vizitën e ministrit Beqaj dhe për interesimin për të realizuar projekte të përbashkëta. “Sot jemi pikërisht në vendin ku ne si komunë kemi vendosur që kati i parë i ish-Qendrës së Kulturës, tashmë do të shndërrohet në Qendrën e Inovacionit dhe Teknologjisë. Ka hapësira të mjaftueshme pikërisht për t’u funksionalizuar kjo Qendër e Inovacionit. Ne si komunë do të përmbushim në afat sa më të shpejtë obligimet që kanë të bëjnë me hapjen e kësaj qendre” theksoi Kryetari Aliu.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.

Moti në Ferizaj

booked.net


Ky portal mirëmbahet nga "Ferizaj24". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Ferizaj24". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit.

Na kontaktoni:
[email protected]


Facebook
Instagram
X Social
Pinterest
YouTube

Navigimet

  • Ferizaj
  • Lajme
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Teknologji & Auto
  • Qyteti i Ferizajt
  • Moti ne Ferizaj
  • TOP 10 Restorantet më të mira në Ferizaj
Loading...
©2023 Ferizaj24 | Design: Newspaperly WordPress Theme