Blerta Bytyqi e Auto KlubitPrizreni D&G ështëf ituese e garës së auto sllallomit në konkurrencën e femrave, e cila u zhvillua në Ferizaj.

Bytyqi, e cila garoi me Opel Zafira, deri te fitorja arriti me kohën 01:45.849 minuta, ndërsa nuk pati asnjë penallti. Ajo, jo vetëm që fitoi, por në të dyja vozitjet dhe gjatë shpalljes së fitueseve, mori shumë duartrokitje, pasi vërtet pati vozitje atraktive.

 

 

“Është hera e pestë që po marr pjesë, hera e tretë që fitoj. Shpresoj të mbahet edhe një garë, të fitoj garën dhe kampionatin e Kosovës. Sot konkurrenca ishte e fortë,pati vetura të mira, sportive dhe të forta, por unë ia dola me sukses dhe jam e kënaqur me rezultatin”, ka thënë Bytyqi pas fitores.

Pozita e dytë i takoi Maja Milosevskas nga Maqedonia, e cila me Opel Astra pati kohën 01:50.981 minuta, ndërsa podiumi i fitueseve u plotësua me ShqipeOsmanin, e cila garoi me Golf VI dhe pati kohën 01:51.073 minuta.

Duhet theksuar se gara ishte paraparë të mbahejnë Prishtinë, por në çastet e fundit Komuna e Prishtinës e shfuqizoi lejen, ndërsa Komuna e Ferizajt u shpreh e gatshme për të kontribuar në organzimin e saj, për çka FASK e falënderoi me një mirënjohje.

Garën e shpalli të hapur ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ndërsa në mesin e garueseve ishte edhe deputjetja DudaBalje.

Fituesja e garës, BlertaBytyqi, përveç kupës për triumfin në klasën përkatëse dhe asaj për kohën më të shpejtë, u shpërblye edhe me katër goma.

Klasa I – deri 1200 ccm

1.Afërdita Ruva (Citroen C3 – Prishtina RT) 1:59.493

2.Sara Haliti (Toyota Yaris – Ferizaj) 02:20.644

Klasa II – 1200-1600 ccm

1.Maja Milosevska (Opel Astra – N/A) 01:50.981

2.Shqipe Osmani (Golf VI – Eurogoma RT) 01:51.073

3.Luljeta Topalli (Polo –Ferizaj) 01:54.836

Klasa III – mbi 1600 ccm

1.Blerta Bytyqi (Opel Zafira – Prizreni D&G) 01:45.849

2.Ermira Topalli (Golf V – Ferizaj) 01:52.791

3.Diellza Gashi (Golf VI – FASK) 01:52.928

Plasmani i përgjithshëm:

1.Blerta Bytyqi (Opel Zafira – Prizreni D&G) 01:45.849

2.Maja Milosevska (Opel Astra – N/A) 01:50.981

3.Shqipe Osmani (Golf VI – Eurogoma RT) 01:51.073

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.