Pas reshjeve të fundit të borës të gjitha rrugët në rajonin e Ferizaj janë të qarkullueshme por që vështirësi paraqiten në viset malore.
Një gjendje e tillë ishte edhe nga Brezovica për në qendrën e skijimit dhe në drejtim të Prevallës. Ata që vizituan këto dy vende thanë se duhet kujdes në vozitje sidomos në mëngjes
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se nga informatat nga tereni të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Ai tha se edhe në pjesën e Brezovicës, ka vështirësi, por që vërehet një qarkullim më i madh i automjeteve dhe kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren, raporton RTK.
Policia edhe një herë ka apeluar që vozitësit të kenë kujdes e sidomos në orët e hershme të mëngjesit dhe të mbrëmjes kur temperaturat janë të ulëta dhe mund të ketë ngrica në rrugë.