burim hoxha me tri projekte te reja shume shpejt edhe me nje balade - Burim Hoxha me tri projekte të reja, shumë shpejt edhe me një baladë

Para disa muajve solli këngën më të re ritmike, “Ah Dashni”, i cili u mirëprit nga publiku shqiptar.

Por, pas shumë angazhimeve në koncerte të ndryshme muzikore, duket se ka ardhur koha për një këngë të re.

Bëhet fjalë për Burim Hoxhën, i cili ka treguar për Telegrafin se po punon në projekte të reja të muzikës.

Në fakt, ai ka treguar se tashmë është në finalizim e sipër të tri projekteve të reja gjersa shumë shpejt do ta publikojë baladën e re.

Prizrenasi ndër të tjerash ka treguar se tekstin dhe muzikën e ka bërë vetë këngëtari gjersa kompozitor do të jetë Don Arbas.

Burimi në vijim ka pohuar se për momentin është duke hulumtuar vendet se ku do të xhirohet kënga më e re.

Ndryshe, Burimin do ta shohim edhe në shumë ngjarje të ndryshme muzikore gjatë festave të fundvitit. /Telegrafi/

[embedded content]

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.