klinika infektive rastet me Koronavirus Covid19 foto Ridvan Slivova 6 780x439 11 560x416 - COVID-19 në Kosovë, ja rastet e 24 orëve të fundit

Në Kosovë në 24 orët e fundit katër persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 101 raste të reja pozitive me koronavirus.

Nga një i vdekur është regjistruar në Gjilan (82 vjeç), Prizren (63 vjeç), Suharekë (59 vjeç) dhe Vushtrri (78 vjeç).

101 rastet të reja pozitive janë nga testimi i 2052 mostrave.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 33 raste, Gjilan 9 raste, Prizren 9 raste, Gjakovë 8 raste, Ferizaj 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Obiliq 5 raste, Pejë 5 raste, Deçan 4 raste, Podujevë 4 raste, Lipjan 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Vushtrri.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 105.636, ndërsa 2.187 kanë përfunduar me fatalitet.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 421 pacientë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 95.466. Janë 7.983 raste aktive.