Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të trafikut, i cili ka ndodhur rreth orës 11:40 në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Kështu bëri të ditur për Klan Kosova, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se në aksident ishin të përfshira tre vetura.
“Rreth orës 11:40 në rrugën Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilat janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor përderisa me rastin po merret njësia e komunikacionit rrugor”.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.