Më e komentuara e vitit 2018 në shou-bizin shqiptar mbetet ajo e Gjiko dhe Elita Rudi

Si çdo vit tjetër, edhe viti 2018 u karakterizua me një numër të madh dasmash nga VIP-at shqiptarë. Shumë nga fytyrat publike preferuan që ceremonitë e dasmave t’i realizonin gjatë muajve të verës, vetëm te shija dhe përzgjedhja e vendeve pak a shumë dalluan. Se kush i dha fund beqarisë përgjatë vitit 2018, ju sjellim listën e plotë të çifteve që bënë bujë me ceremonitë e dasmave të tyre.

AFËRDITA DRESHAJ & JAKUB KINDL

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Afërdita Dreshaj, përfundimisht i dha fund beqarisë më 30 qershor, duke e kurorëzuar dashurinë e saj me hokeistin çek, Jakub Kindl. Dasma e tyre përrallore u organizua në Miami, me rrethin e ngushtë të familjeve respektive dhe miqtë e tyre.

GJIKO & ELITA RUDI

Me një ceremoni madhështore, të organizuar në zemër të Prishtinës, më 21 shtator, dashurinë e tyre e kurorëzuan me martesë rep-artisti i njohur Asdren Gjikolli – Gjiko dhe prezantuesja simpatike, Elita Rudi. Përveç familjarëve, të pranishëm kanë qenë edhe qindra emra të njohur të skenës. Çifti në fjalë gjatë vitit 2019 pritet të bëhen edhe prindër.

RONA NISHLIU & FLORI

Pa asnjë paralajmërim dhe në një ceremoni private, me familjarë dhe miq, beqarisë i dha fund edhe këngëtarja nga Mitrovica, Rona Nishliu, duke e kurorëzuar dashurinë me martesë, me djalin nga Tirana, Florin, me të cilin ka qenë në lidhje tash e sa vjet.

 

A ju pëlqen ky artikull?

0/50 ratings

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.