demilovato 31 560x416 - Demi Lovato bën rikthimin e parë në rrjetet sociale pas overdozës, publikon fotografi nga momenti i votimit për Kongresin e ri

Këngëtarja e famshme, Demi Lovato, është rikthyer për herë të parë në rrjetet sociale që pas mbidozës së saj.

Ajo u kthye në mediat sociale të martën, duke publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej duke votuar për Kongresin e ri dhe për të dhënë gjykimin për punën e Presidentit Donald Trump, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

demi lovato ben rikthimin e pare ne rrjetet sociale pas overdozes publikon fotografi nga momenti i votimit per kongresin e ri - Demi Lovato bën rikthimin e parë në rrjetet sociale pas overdozës, publikon fotografi nga momenti i votimit për Kongresin e ri

Demi Lovato (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja 26-vjeçare, e cila sapo ka dalë nga rehabilitimi, ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi, të realizuar te këndi i votimit.

“Unë jam kaq mirënjohëse që jam në shtëpi për të votuar”, ka shkruar Demi Lovato në mbishkrimin e fotografisë.

“Një votë mund të bëjë ndryshime, prandaj sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet – tani dilni dhe votoni!”, ka shkruar tutje ajo.

Ndërkohë, thirrje për të dalë në votime të martën, bëri edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cila jeton dhe vepron në ShBA.

Lexo po ashtu:

Demi Lovato kaloi plot 90 ditë si paciente në një qendër rehabilitimi në ShBA.

Ajo u dërguar me urgjencë në spital gjatë verës, kjo pasi ishte e rrezikuar nga një overdozë në shtëpinë e saj në Los Angeles.

demi lovato ben rikthimin e pare ne rrjetet sociale pas overdozes publikon fotografi nga momenti i votimit per kongresin e ri 1 - Demi Lovato bën rikthimin e parë në rrjetet sociale pas overdozës, publikon fotografi nga momenti i votimit për Kongresin e ri

Demi Lovato (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Por pas trajtimit të saj, burimet thonë se ajo është ‘e lumtur dhe e shëndetshme’, dhe po punon për ta ndryshuar jetën e saj. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com