Demi Moore është nderuar me një çmim nga shoqata “Peggy Albrecht Friendly House” në Los Angeles, e cila u ndihmon femrave që të vazhdojnë rrugën pasi e tejkalojnë vartësinë dhe ka folur haptas për periudhën më të vështirë të jetës së saj.
“Në fillim të karrierës isha në rrugën e vetëshkatërrimit dhe pavarësisht suksesit që arrija, nuk e konsideroja veten mjaftueshëm të mirë”.
![Demi Moore flet për periudhën më të vështirë në jetën e saj: Mendoja se nuk jam e mirë sa duhet demi moore flet per periudhen me te veshtire ne jeten e saj mendoja se nuk jam e mire sa duhet - Demi Moore flet për periudhën më të vështirë në jetën e saj: Mendoja se nuk jam e mirë sa duhet](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/demi-moore-flet-per-periudhen-me-te-veshtire-ne-jeten-e-saj-mendoja-se-nuk-jam-e-mire-sa-duhet.jpg)
Demi Moore (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)
“Kisha mendim shumë të ulët për veten, nuk e vlerësoja veten dhe kjo më dërgoi pranë vetëshkatërrimit”, ka rrëfyer Moore.
Aktorja ka treguar se dy persona që asokohe as që i njihte mirë, i kishin qëndruar pranë dhe i kishin ndihmuar t’i tejkalojë problemet.
“Mu dha mundësia që të ndryshoj para se të shkatërroj gjithçka. Më vunë ultimatum se doemos duhet të paraqitesha në vendin ku më prisnin”.
![Demi Moore flet për periudhën më të vështirë në jetën e saj: Mendoja se nuk jam e mirë sa duhet demi moore flet per periudhen me te veshtire ne jeten e saj mendoja se nuk jam e mire sa duhet 2 - Demi Moore flet për periudhën më të vështirë në jetën e saj: Mendoja se nuk jam e mirë sa duhet](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/demi-moore-flet-per-periudhen-me-te-veshtire-ne-jeten-e-saj-mendoja-se-nuk-jam-e-mire-sa-duhet-2.jpg)
Demi Moore (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images)
“Ata te unë shihnin shumë më tepër se që dija unë dhe i falënderoj pakufi, sepse pa atë mundësi dhe besimin e tyre tek unë, sot nuk do të isha këtu”, ka treguar 55-vjeçarja.
Ajo më tej ka thënë se jeta nuk është një vijë e drejtë dhe se së paku një herë në jetë secili prej nesh është përballur me frikën se nuk është mjaftueshëm i mirë.
“Në atë momentin më të vështirë, unë kam kërkuar ndihmë dhe kam thënë se kam frikë se nuk jam aq e mirë, ndërsa një mësues i mençur dhe me përvojë më ka thënë se pavarësisht gjithçkaje, gjithmonë duhet ta di se kam vlerë”, ka deklaruar Demi. /Telegrafi/