Dj Regard nga Ferizaj, duket se nuk njeh limite kur bëhet fjala për suksese.
Së fundmi, ai mori një vlerësim nga Spanja, ku Regard konkuronte në spektaklin e ndarjes së çmimeve “Los40”.
Në këtë spektakël, i riu nga Ferizaj u nominua për titullin “Best Dance Artist or Producer”.
Në këtë listë nuk është Regard i vetmi shqiptar i nominuar, pasi shoqërohet nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Artisti nga Kosova një vit më parë ka arritur të hyjë në TOP Listat botërore me ‘Remix’-in që i ka bërë këngës “Ride it”.
https://www.instagram.com/p/CGYL_ZLlBGT/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.