Mund të tingëllojë e pabesueshme, por reperi me famë botërore, Drake, i ka shkruar në Instagram reperit të njohur shqiptar, Capital T.
Këtë e bëri të ditur vet Kapo përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.
Në fotografi, shihet se si Drake i është përgjigjur reperit, në urimin që ky i fundit i ka bërë për ditëlindje.

Drake i shkruajti reperit Capital T në InstaDirect (Foto: Capital T/InstaStory)
Drake ka festuar dje (e mërkurë) ditëlindjen e tij të 32-të.
Capital T publikoi një fotografi të reperit kanadez në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës i uronte ditëlindjen.

Reperi Drake festoi 32 vite jetë (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)
Ndërkohë, ai mesa duket e ka parë storjen e tij, dhe ka vendosur t’i përgjigjet, duke e falënderuar për urimin.
Kjo është ndër herët e para që një reper shqiptar krijon një lidhje të tillë në rrjetet sociale me një reper të njohur. /Telegrafi/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.