drejtori i ri rregulla te reja shkolla ua thyen celularet me cekic nxenesit shikojne pa bere ze video 560x416 - “Drejtori i ri, rregulla të reja”: Shkolla ua thyen celularët me çekiç, nxënësit shikojnë pa bërë zë (Video)

drejtori i ri rregulla te reja shkolla ua thyen celularet me cekic nxenesit shikojne pa bere ze video - “Drejtori i ri, rregulla të reja”: Shkolla ua thyen celularët me çekiç, nxënësit shikojnë pa bërë zë (Video)

Një video amatore ku një burrë thyen me çekiç dhjetëra celularë në oborrin e shkollës ka shkaktuar debat të madh në shtetin e Gabonit në pjesën perëndimore të Afrikës.

Telefonat i përkisnin studentëve të një shkolle të mesme në Port-Gentil dhe ishin sekuestruar nga administrata e shkollës pasi këta të fundit i kishin marrë me vete në shkollë.

Shumë nxënës kanë parë Live gjithë skenën, pamjet e së cilës u filmuan më 24 tetor.

Më vonë u mësua se personi i cili shkatërronte celularët me çekiç është një punonjës i sigurisë së shkollës.

Televizioni francez “France 24” komunikoi me dy studentë të cilët konfirmuan se konfiskimi i celularëve në gjimnazin e tyre ishte diçka normale, pas prillit 2017 kur në krye të shkollës u vendos një drejtor i ri.

Megjithatë një veprim i tillë i shkatërrimit të telefonave me çekiç nuk kishte ndodhur ndonjëherë.

“Donim që t’i dërgonim mesazhin nxënësve që rregullat duhen respektuar”, kanë thënë zyrtarët e shkollës, përcjell oranews.tv.

Zyrtarët i përcollën France 24 një listë me rregulla ndër të cilat ishte dhe ajo e datës 21 qershor 2017 që thoshte qartë se çdo pajisje elektronike si telefonat mobile që do të sekuestroheshin do të shkatërroheshin.

Përjashtime bënin rastet ekstreme, si në ato raste kur nxënësit ishin të sëmurë.

“Pjesa më e madhe e telefonave që shikoni në video janë telefona të vjetër që janë konfiskuar shumë vite më përpara dhe kanë qëndruar në zyrën e drejtorit për shumë vite. Vetëm pak nga telefonat e sekuestruar janë të rinj”, ka thënë Daniel Esseng, zv.drejtor i shkollës.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.