Georgina Rodriguez ka ndërruar stilin e saj të flokëve dhe ka vendosur që dukjen e re ta ndajë me fansat në rrjetet sociale.
E dashura e Cristiano Ronaldos është bërë bionde, ndërsa një imazh me dukjen e saj të re e ka publikuar në Instagram.
![E dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez tregon dukjen e saj të re e dashura e ronaldos georgina rodriguez tregon dukjen e saj te re - E dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez tregon dukjen e saj të re](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/e-dashura-e-ronaldos-georgina-rodriguez-tregon-dukjen-e-saj-te-re.jpg)
Georgina Rodriguez (Foto: Vittorio Zunino Celotto/Getty Images/Guliver)
“U çmenda… u bëra bionde”, ka shkruar bukuroshja spanjolle në përshkrimin e fotografisë në rrjetin social ku numëron mbi 7.6 milionë ndjekës.
Në fotografinë e publikuar, ajo shfaqet e veshur me të zeza, ndërsa pantallonat e lëkurës ia definojnë linjat trupore.
Ky ndryshim i Georgina vjen në kohën kur parteri i saj po përballet me akuzat për përdhunim. (Futbollisti i Juventusit është duke u akuzuar nga modelja Kathryn Mayorga se e ka përdhunuar në një dhomë hoteli në Las Vegas në vitin 2009).
![E dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez tregon dukjen e saj të re e dashura e ronaldos georgina rodriguez tregon dukjen e saj te re 1 - E dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez tregon dukjen e saj të re](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/e-dashura-e-ronaldos-georgina-rodriguez-tregon-dukjen-e-saj-te-re-1.jpg)
Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)
Në ndërkohë, Ronaldo pati një arritje historike këtë fundjavë me golin që ia shënoi Genoas me fanellën e Juventusit.
33-vjeçari është bërë lojtari i parë që ka shënuar 400 gola në pesë ligat kryesore evropiane. /Telegrafi/