sei 189342481 560x416 - E dini sa paguhet Maradona për të parë një ndeshje?

Gjatë tre ndeshjeve të Argjentinës në Fazat e Grupit, mund të keni vënë re se një person është shfaqur shumë më shumë se të tjerët në televizion. Jo, nuk e kemi fjalën për Lionel Messin, por për Diego Maradonën.

Ish-lojtari i famshëm, tashmë një fans i madh i skuadrës së tij kombëtare, është fotografuar në një avion privat, duke bërë shenja raciste ndaj fansave të Koresë së Jugut, teksa tregonte dy gishtat e mesit ndaj fansave të Nigerisë apo edhe duke marrë ndihmën e parë mjekësore, pasi nuk u ndje mirë.

Maradona ka qenë fansi numër 1 i Argjentinës, me një jetë luksoze, duke marrë parasysh se është paguar jo pak, por 10 mijë paund në çdo ndeshje, vetëm për të qenë në stadium.

Kështu, i nëse nuk e dinit, fituesi i Kupës së Botës në vitin 1986 paguhet nga Fifa, e cila mbulon shpenzimet e udhëtimit, akomodimin dhe gjithçka tjetër që ai harxhon.


www.foxshop-ks.com