w 27 560x392 - E vrau dhe e dogji trupin e shokut të tij në Ferizaj, Apeli ia zbut dënimin

Gjykata e Apelit e ka anuluar vendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt me burgim të përjetshëm për të akuzuarin për vrasje, Trimor Lalinovci.

Apeli ka marrë vendim që dënimi këtij të akuzuari për vrasje të rëndë t’i ulet në 30 vjet.

Ai akuzohet se vrau dhe dogji trupin e shokut të tij, Shkodran Bytyqi.

Në nëntor të vitit të kaluar i akuzuari Lalinovci ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

“Gjykata e Apelit shqyrtoi rrethanat lehtësuese dhe renduese të cilat i ka pasur parasysh gjykata e shkallës së parë, dhe vlerësoi se në rastin konkret, dënimi më burgim të përjetshëm, është dënim i ashpër, duke pasur parasysh rrethanat posaçërisht lehtësuese, si pranimi i fajësisë, mosha e re e të akuzuarit si dhe keqardhja e shprehur nga ana e tij, e të cilat rrethana parashihen në nenin 70 paragrafi 3, pika 3.6, 3.10, dhe 3.11 të KPRK-së. Nisur nga këto Gjykata vlerësoi se edhe më këtë sanksion penal, mund të arrihet qëllimi i dënimit, i përcaktuar me ligj”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës së Apelit për heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm.

 

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.