edhe pharrell williams ia ndalon donald trumpit qe tia shfrytezoje kenget per mitingjet politike 560x360 - Edhe Pharrell Williams ia ndalon Donald Trumpit që t’ia shfrytëzojë këngët për mitingjet politike

Pharrell Williams ka urdhëruar Donald Trumpin që të ndalojë së lëshojë muzikën e tij në mitingje.

“Happy” është një ndër hitet e këngëtarit amerikan, i cili u luajt në shtetin e Indianës, vetëm disa orë pas një sulmi vrasës në sinagogë të Pittsburghut.

Avokati i yllit të R&B, Howard King ka lexuar letrën e klientit të tij, i cili urdhëron të gjithë të mos e keqpërdorin këngën e artistit për arsye politike.

edhe pharrell williams ia ndalon donald trumpit qe tia shfrytezoje kenget per mitingjet politike - Edhe Pharrell Williams ia ndalon Donald Trumpit që t’ia shfrytëzojë këngët për mitingjet politike

“Pharrell nuk ka lejuar dhe nuk do t’ju japë leje që ta bëni një gjë të tillë. Nuk lejohet të luhet kënga në tubime politike”, tha King.

“Në ditën e vrasjes masive të 11 qenieve njerëzore nga duart e një” nacionalisti” të zymtë, keni luajtur këngën ‘Happy’ në jë ngjarje politike në Indiana”, vazhdon letra, ku shkruan edhe “Nuk kishte asgjë të ‘lumtur’ për tragjedinë e shkaktuar në vendin tonë të shtunën dhe nuk u është dhënë leja të shfrytëzimit të kësaj kënge për këtë qëllim”.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Steven Tyler, frontmeni i Aerosmith, avokatët e të cilit thanë: “Z. Trump po krijon përshtypjen e rreme që klienti ynë ka dhënë pëlqimin e tij për përdorimin e muzikës”.

Muzikantë të tjerë që ia kanë ndaluar Trumpit të shfrytëzoj muzikën e tyre për fushatë elektorale janë edhe Adele, Neil Young, Rolling Stones dhe Queen. /Telegrafi/

[embedded content]

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.