Telefoni i Samsung Galaxy X (telefoni i palosshëm), mund të quhet Winner, sipas një raporti që mbështet spekulimet e mëparshme.
Raporti ka përdorur emrin Winner si titull për telefonin e palosshëm të Samsung. Ndërsa mund të jetë vetëm një emër kodik, është hera e dytë që emri i telefonit ka rrjedhur.
Winner është një stil krejtësisht i ri i emrit për një telefon Samsung – pa asnjë shenjë të Galaxy në të. Por është gjithashtu një tip krejtësisht i ri i telefonit kështu që një titull i ri nuk duhet të vijë si një befasi e madhe.
Gjithashtu burimet kanë zbuluar se telefoni do të shfaqë një ekran katër inç për përdorim, kur paloset dhe është i mbyllur. Gjithashtu duhet të shpaloset vertikalisht dhe jo horizontalisht.
Samsung ende nuk e ka finalizuar dizajnin e telefonit, me sa duket, prandaj data e lansimit të janarit 2019 mund të mos qëndrojë e fiksuar, pasi që mund të mos zbulohet në nëntor siç shpresonim, në bazë të thashethemeve të mëparshme. /Telegrafi/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.