eni koci per halloweenin dita kur njerezit nuk duhet te vene maska pasi i kane te vendosura pergjate 364 diteve 453x416 - Eni Koçi për Halloweenin: Dita kur njerëzit nuk duhet të vënë maska pasi i kanë të vendosura përgjatë 364 ditëve

Halloween është një festë vjetore që festohet çdo vit më 31 tetor.

Kjo festë për herë të parë është mbajtur në kohërat e lashta të fisit kelt të Samhainit, kur njerëzit ndiznin zjarre të mëdha dhe vishnin kostume për të shmangur fantazmat.

Shumë yje shqiptare tashmë kanë publikuar imazhe të ndryshme të maskuara në forma nga më të frikshmet.

Por, duket se një gjë të tillë nuk do ta bëjë këngëtarja tiranase, Eni Koci, e cila është edhe kundër kësaj feste.

Në fakt, ajo ka ironizuar përmes llogarisë personale në Instagram duke thënë se njerëzit nuk kanë nevojë për maska, pasi një të tillë e mbajnë përgjatë 364 ditëve të vitit.

Lexo po ashtu:

“Halloween? Dita kur njerëzit nuk duhet të vënë maska pasi i kanë të vëna për 364 ditë të vitit. Mendimi im”, ka shkruar Eni në Instagram.

Ndryshe, Koçi është duke punuar në projekte të reja muzikore pasi solli ditë më parë edhe një bashkëpunimin me Genc Prelvukajn. /Telegrafi/

eni koci per halloweenin dita kur njerezit nuk duhet te vene maska pasi i kane te vendosura pergjate 364 diteve - Eni Koçi për Halloweenin: Dita kur njerëzit nuk duhet të vënë maska pasi i kanë të vendosura përgjatë 364 ditëve

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.