Ylli i ri i muzikës pop folk, Enis Bytyqi, po shënon suksese të konsiderueshme.

Së fundmi lansoi projektin “Marak”, një këngë që u punua nga producenti Nurteel, realizues i shumë hiteve.

enis bytyqi ne top trende ne zvicer me kengen e re marak 2 - Enis Bytyqi në top trende në Zvicër me këngën e re “Marak”

E ashtu si në shumë këngë tjera, Enisi e gjeti hitin me Nurteelin, duke realizuar kështu një këngë shumë të pëlqyer për adhuruesit e tyre.

Projekti në pak ditë arriti afro një milion klikime.

Ndërkaq, videoklipi është realizuar nga Martin Flindt.

[embedded content]

Klipi e shfaq këngëtarin në Paris, duke interpretuar atë që është hitin e tij të ri e që mban vulën e Nurteel.

Enis Bytyqi ishte një prej artistëve më të kërkuar të kësaj vere nëpër koncerte në mbarë trojet shqiptare.

/Telegrafi/

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.