44077162 2168691293373500 7449315170809020416 n1 560x416 - Falë Labinot Tahirit, Ferizaj tani ka një ministër në historinë e tij!

Bejtush Gashi pritet që shumë shpejt edhe zyrtarisht të shkarkohet nga detyra e tij si ministër i MPB-së.

Ndërkohë, që pozitën e tij pritet ta udhëheq Ekrem Mustafa.

Ai që dukshëm i është gëzuar kaq shumë këtij lajmi, është deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri.

“Por tani 19 vite pas, me kërkesën time si deputet, drejtuar Qeverisë së kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, dhe partnerët e koalicionit u vendos qē Ferizaj të BËHET me MINISTËR.
05-shi, Ekrem Mustafa –Ministër i Punëve të Brendshme.”, ka shkruar mes tjerash Tahiri.

44052553 2168691300040166 6719489412767416320 n1 - Falë Labinot Tahirit, Ferizaj tani ka një ministër në historinë e tij!

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

FERIZAJI YNË dhe i KOSOVËS URIME PËR MINISTRINË E JUAJ TË CILËN JU QYTETARË E KENI MERITUAR GJITHMONË DHE SOT E KENI

AJO QË NUK U REALIZUA PËR 19 VITE U REALIZUA PËR MË PAK SE 11 MUAJ
URIME QYTETI YNË I DASHUR FERIZAJ!

Ferizaj, ti vlen shumë , më shumë se partitë politike dhe ne politikanët.

Më mirë vonë se kurrë!
Ferizaji, si tatim pagues kryesor dhe disa herë edhe përcaktues i fitoreve në qendër i partive politike, nuk kishte ministër.

Por tani 19 vite pas, me kërkesën time si deputet, drejtuar Qeverisë së kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, dhe partnerët e koalicionit u vendos qē Ferizaj të BËHET me MINISTËR.
05-shi, Ekrem Mustafa –Ministër i Punëve të Brendshme.

Serioziteti në marrëveshjet politike në interes të Ferizajt dhe qytetarëve të Republikës tonë, ja vlejnë gjithmonë, për çka e falënderoj zv. Kryeministrin Pacolli, për mirëkuptimin dhe mbështetjen në këtë rrugë dhe Qeverinë Haradinaj.

Urime të gjithëve

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.