unnamed 3 501 560x374 - Falsifikon numrin e ‘shasisë’, ferizajasit i konfiskohet vetura

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë kontrollit të veturës së një personi kanë vërejtur se kishte ndërhyrje në numrin e shasisë.

Në raportin policor thuhet se rasti ka ndodhur në Ferizaj, të mërkurën në ora 13:29.

“Është raportuar se gjatë kontrollit të veturë së të dyshuarit mashkull kosovar është vërejtur se kishte ndërhyrje. Vetura është konfiskuar ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.