Liridon Ibrahimi dhe Elhami Mustafa, që të dy nga Gjilan,i kanë humbur jetën në aksident trafiku në Ferizaj mëngjesin e së dielës.

Në këtë vend ka ndodhur vetakaidenti ku kanë vdekur dy persona. Njëri 27 vjeçar dhe tjetri 21 vjeçar nga komuna e Gjilanit.

Sipas familjarëve, dy të rinjtë ishin shokë dhe në orët e para të mëngjesit ishin duke udhëtuar nga Prishtina për në Ferizaj.

Familjarët e viktimave thonë se janë duke e përjetuar rëndë këtë situatë dhe se përpos informacioneve të pakta të marra nga policia e mediat, nuk dinë shumë për aksidentin.

Familjarët e viktimave kanë një mesazh për të gjithë të rinjtë.

Pa dashur të flasë para kamerës, një dëshmitar ka treguar se të dy personat nuk kanë vdekur në vendin e ngjarjes dhe se ai ua ka dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë ka lajmëruar të gjitha institucionet emergjente.

Ndërkaq, nga Policia kanë thënë se me urdhër të Prokurorit, trupat e viktimave janë dërguar për obduksion dhe se ata janë duke hetuar rastin në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

“Ngasësi i veturës Opel Tigra, me targa vendore (E.M. 27-vjeçar) duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë, me ç’rast vozitësi dhe pasagjeri (21-vjeçar), sipas mjekëve, kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Si pasojë, ngasësi i veturës ka ndërruar jetë në Emergjencën e Ferizajt, kurse pasagjeri është dërguar në QKUK dhe pas një kohe, i njëjti ka vdekur”, thuhet në përgjigjen nga Zyra për media e Policisë së Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit të së dielës në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.