6069c8e9 9092 40c0 bf53 d65369be5ff8 560x416 - Ferizaj: Arrestohet një 19-vjeçar, dyshohet se vodhi afro 2000 euro

Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve- Ferizaj ,kanë arritur që të identifikojnë  personin  E.M.si i dyshuar për dy raste të grabitjeve me armë dhe rasti i tretë i mbetur në tentativë.   

I dyshuari, E.M. (m/sh/k  19 vjeç) në rastin e parë më datën 18.12.2019, rreth orës 01:30 minuta,në pompën e benzinës, e cila gjendet në dalje të Ferizajt në drejtim për Shtime, i maskuar dhe i armatosur me armë të shkurtë-pistoletë, ka hy në lokalet e punës dhe nga punëtori  nën kërcënimin e armës ka grabitur 1.505 euro  dhe është larguar  në drejtim të panjohur.

Po në të njëjtin lokacion, më datë 25.12.2019 rreth orës 02:15 i dyshuari ka përsëritur veprën e njëjtë duke grabitur nga punëtori 350 euro, ndërsa rasti i tretë me datë 31.12.2019 ka mbetur në tentativë.

Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme  materiale të cilat i bashkëngjiten lëndës.

Pas intervistimit  ,  prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.